Klubet shqiptare kanë nisur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tyre në kualifikueset e Champions League-s. Deçiçi ka debutuar me humbje, teksa është mposhtur me rezultatin 3-0 në transfertë nga TNS-ja. Këta të fundit e vendosën ndeshjen që në pjesën e parë, kur Young-u në minutën e 4-t dhe të 31-të dhe Davies-i në minutën e 39 shënuan në portën e Deçiçit të Tuzit.
Ndërkohë, Ballkani është larguar me fitore nga transferta kundër Santa Coloma-s. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Ghazoui-t, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të. Baraspesha do të vinte po gjatë fraksionit të parë të lojës, kur Emërllahu shndërroi në gol një penallti. Për fitoren do të mendonte Bernard Karrica, i cili vulosi shifrat në 1-2 në minutën e 90. Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Champions League-s do të luhen javën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
90+’ | KARRICA GOAL KARRICA GOAL! YES!
? 1-[2] ??
? Karrica pic.twitter.com/06PowEMmA1— Kosovo Football ?? (@FootballKosovo) July 9, 2024