Ronald Kumani është paraqitur në konferencë për shtyp pas eliminimit të Hollandës në gjysmëfinale të EURO 2024-s. Trajneri i “tulipanëve” është shprehur se humbja pas një goli në minutën e fundit është e vështirë për t’u pranuar, por nga ana tjetër vlerëson maksimalisht Anglinë. Sipas tij, “tre luanët” kanë mundësinë ta mposhtin edhe Spanjën në finale.
“Ndjesia ishte se në 20 minutat e fundit ishim ekipi më i mirë, sulmuam më shumë. Por më pas ishte ‘knock out’- i në minutën e 90. Aty mbaroi. Është e vështirë për t’u pranuar. Mendoj se Anglia tregoi futboll të shkëlqyer në pjesën e parë. Nëse i shikoni ndeshjet, ndoshta Spanja luan më sulmuese, futboll të shkëlqyer nga pas, mbajtje e shkëlqyer e topit. Dhe tani duhet t’i ndalosh ata. Por Anglia është në finale dhe kanë mundësinë për ta fituar. Spanja luan në një nivel të lartë, por Anglia mund t’i ndalojë”, është shprehur Ronald Kuman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/