Një skandal i vërtetë është ai që ndodhi në ndeshjen mes Anglisë dhe Holandës. Ky takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Europianit, përfundoi në shifrat 2-1. Goli i Ëatkins në minutat e fundit vulosi gjithçka, por gjithë vëmendjen e mori padyshim penalltia e Kane.
Bëhej fjalë për kontaktin e Dumfries ndaj Kane, që ndau në dy mendime të gjithë tifozët e futbollit. Disa mendojnë se Kane e kreu goditjen e tij, pa arritur dot të realizojë dhe për këtë arsye nuk duhej akordua penallti, pasi Dumfries nuk e pengoi në goditjen e kryer, ndërsa të tjerë mendojnë se kontakti ekzistonte dhe për këtë arsye duhej dhënë 11-metërsh.
Deri këtu, nuk ka asgjë anormale. Madje, me futjen e teknologjisë VAR, raste të tilla dhe të pakta që janë kaq shumë të diskutueshme dhe të interpretueshme e mbajnë gjallë futbollin. Por ajo që nuk mund t’i falet arbitrit Zëayer është fakti se Saka e preku topin dy herë me dorë përpara se topi të mbërrinte te Kane dhe të merrte penalltinë.
Në momentin që Saka kërkon të gjuajë dhe topi i kthehet, fillimisht prek trupin e tij dhe më pas kap pjesën e krahut. Sikur të mos mjaftonte me kaq, topi vazhdon në trajektoren e tij duke prekur edhe dorën e Sakas.
Pra dy herë prekje e palejuar e topit, por arbitri nuk vuri re asgjë të tillë në VAR. Dora e Zotit u kthye, në vitin 2024, në mes të Gjermanisë dhe para syve të VAR, ajo e Maradonës tashmë e ka humbur të gjithë rëndësinë. /Sport Ekspres/