Spanja do të përballet me Anglinë në Berlin, ku do të përcaktohet edhe fituesi i EURO 2024-s. Në prag të kësaj sfide, përkrahë trajnerit është paraqitur në konferencë për shtyp është paraqitur Jesus Navasi dhe jo kapiteni Morata. Navasi ka njoftuar sot largimin e tij nga Kombëtarja, teksa ka thënë se edhe në moshën 38-vjeçare ndjen ende emocion për “furinë e kuqe”.
“Morata ka gjithmonë gjeste shumë të mira ndaj nesh. Ai më tha se ishte koha që unë të flisja, në ndeshjen time të fundit. Pas kaq shumë vitesh, të jem këtu do të thotë se i kam bërë gjërat mirë. E meritojmë. Në moshën 38-vjeçare, gjithçka më emocionon ende, duke ndihmuar ekipin tim, vendin tim.
Shumë vite duke dhënë gjithçka, duke e dashur futbollin si unë. Shpresoj që të fitojmë titullin, sepse ky grup po ecën shumë mirë. Mendojmë njësoj si në ndeshjet e mëparshme. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne duam të vazhdojmë të luajmë në këtë bukuri. Po ju duhet ta dini se kjo është unike dhe duhet të vdisni për çdo moment këtu”, ka deklaruar Jesus Navas-i. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/