Klubet e “Abissnet Superiore”-s do të rikthehen sërish në fushë në këtë mesjavë. Të gjitha skuadrat janë në garë për kualifikimin në turin e dytë. Siparin e ngre Egnatia, e cila pret në “Elbasan Arena” Borec Banja Lukën. Rrogozhinasit humbën me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e parë, por të mërkurën, duke nisur nga ora 21:00, do të kërkojnë revanshin ndaj klubit serb të Bosnje-Hercegovinës.
Ndërkaq, të tre klubet e tjera do të zbresin në fushë ditën e enjte. E para do të jetë Vllaznia, që pret në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00, Valurin. Përballja e parë përfundoi në baraspeshë 2-2, duke lënë gjithçka të hapur në Shkondër. Në orën 19:00, Partizani do të sfidojë Marsaxlokk-un në Maltë, ndërsa duke nisur nga ora 20:00, Tirana do të përballet me Torpedo Kutaisin në “Elbasan Arena”. Të dy duelet e para mes këtyre skuadrave kanë përfunduar në baraspeshë 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
E mërkurë, Champion League:
21:00 Egnatia-Borac Banja Luka në “Elbasan Arena”.
E enjte, Conference League:
18:00 Vllaznia-Valur në “Loro Boriçi”
19:00 Marsaxlokk-Partizani në Maltë
20:00 Tirana-Torpedo Kutaisi në “Elbasan Arena”