Spanja është kampione e Europës për vitin 2024. Iberikët mposhtën Anglinë me rezultatin 2-1 në finale dhe regjistruan një rekord fantastik, duke triufuar në të 7-a ndeshjet e luajtura në këtë turne. Trofeu i 4-t në historinë e Spanjës, më shumë se çdo Kombëtare tjetër në Europë.
Kombëtarja e drejtuar nga Luis De La Fuente u rikthye dje në Spanjë, ku fillimisht u pritën në pallatin mbretëror nga familja mbretërore, e më pas në mbrëmje festuan me tifozët. Lojtarët u shfaqën në skenë përpara mijëra të pranishmëve që kishim mbushur sheshin kryesor të Madridit, bashkë me rrugët pranë tij.
Dani Olmo ka rrëmbyer për një moment mikrofonin dhe ia ka marrë këngës përpara popullit të tij, duke i ftuar të festojnë bashkë me të. Lumturia dukej qartë si në fytyrat e lojtarëve të Spanjës, ashtu edhe në ato të personave të pranishëm në shesh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dani Olmo no sabe ni en qué continente está ahora mismo bfjdjdjdjdjd
— gam (@mbapadre) July 15, 2024