Një eliminim i pabesueshëm ishte ai i Ballkanit në turin e parë kualifikues të Champions League. Ekipi i Ilir Dajës është eliminuar nga modestët e Santa Coloma, ekipi i Andorrës. Ndeshja e parë përfundoi në shifrat 1-2 në transfertë në favor të Ballkanit dhe përballja e kthimit shihej si formalitet.
Duke parë eksperiencës e fituar nga Ballkani pas dy kualifikimeve në grupet e Conference League dhe kundërshtarin modest, kjo ndeshje e sotme nuk pritej të kishte histori. Por për fatin e keq, ndodhi e kundërta.
Ballkani do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 38 pas gabimit të Adentuji. Kur pritej fundi i takimit, në minutën e 92, ishte autogoli i Hamidit që i dha fitoren miqëve, për ta dërguar ndeshjen në shtesë.
Në minutën e 102 ishte Jesus që shënoi golin e dytë për ekipin nga Andorra, por Hamidi këtë herë gjeti portën kundërshtare dhe shleu disi gabimin e tij, për të ngushtuar diferencat në 1-2. Ishte një ndeshje ku fati ishte i gjithi me miqtë dhe nuk mund ta linte në ruletën ruse. Pas gabimeve të Thaqi dhe Emërllahu nga pika e bardhë e 11 metërshave, ishte ekipi i Andorrës që kaloi me tej. Vërte interesante ishte fakti se Santa Coloma ka luajtur 8 herë në Europë dhe i ka humbur të 16 ndeshjet e zhvilluara. Kjo ishte hera e parë që kjo skuadër fitonte dhe për më tepër, u kualifikua. /Sport Ekspres/