Cmimi i Topit të Artë do të jepet në Paris në tetorin e këtij viti. Tashmë mediat angleze kanë bërë të ditura emrat e lojtarëve që janë favorit për ta fituar këtë çmim. Në vendin e parë, nuk është një lojtar i Real Madrid, pavarësisht se madrilenët zhvilluan një sezon të çmendur.
Sipas “Goal”, favoriti i parë për të fituar çmimin e madh është Rodri. Menjëherë pas tij vjen Vinicius Junior, ndërsa në vendin e tretë Bellingham. Dani Carvajal ndodhet në vendin e katërt, ndërsa sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në vendin e pestë.
Ndërkohë në vendin e 6 sipas mediave, ndodhet Toni Kroos. Mbetet të shihet nëse ky lojtar do të marrë një çmim të madh në mbylljen e karrierës së tij. Ky çmim do të ndahet të hënën e 28 tetorit në “Theatre du Chatelet” në Paris. /Sport Ekspres/