FIFA ka publikuar renditjen e re pas Europianit të Gjermanisë. Vëmendja jonë mbetet te Shqipëria për të parë zhvillimet pas këtij turneu. Por kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë vend ngritje.
Pavarësisht atij barazimi me Kroacinë, vazhdojmë të mbajmë vendin e 6. Më lart se ne janë disa Kombëtare që në aspektin cilësor, janë dukshëm poshtë Shqipërisë. Kapërcimin e madh e bëri Turqia nga vendi i 42 në të 26, ndërsa në tre vendet e para gjenden Argjentina, Franca dhe Spanja. /Sport Ekspres/