Elseid Hysaj pritej që të largohej nga Lacio. Mediat italiane publikuan në ditët e fundit lajmin se shkodrani nuk ishte më në planet e drejtuesëve të klubit. Por sipas tyre kishte një problem të madh pasi nuk kishte ekipe që mund të dërgonin ofertë zyrtare për lojtarin shqiptar.
Megjithatë situata duket se ka bërë një prapakthehu, teksa Elseid Hysaj ka treguar pak nga biseda e tij me trajnerin pas rikthimit në ekip. “Kam gjetur një ekip me shumë dëshirë, mund ta shihni që duhet të ndërtojmë një epokë të re. Lojtarë të rëndësishëm janë larguar, por kanë ardhur disa shumë të mirë që mund të na japin një dorë.
Nuk kam punuar ende me trajnerin, por fola me të. Më tha të qëndroja i qetë dhe të rikuperoja ngadalë lodhjen e kampionatit europian. Grupi ynë është një grup i ri, por kompakt. Ata janë të gjithë djem të mirë. Në këto ditë kam parë se të gjithë janë të lumtur, të gatshëm për të punuar për t’u përmirësuar”, tha Hysaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/