Lojtarët e Granadës kishin sot mundësinë të takoheshin nga afër me një nga ikonat e futbollit botëror. Bëhet fjalë për Zinedin Zidanin. Ky i fundit ka vizituar sot ekipin bardhekuq, pjesë e së cilit së fundmi është bërë edhe djali i tij, Luka.
Myrto Uzuni ka shfrytëzuar mundësinë për të shkrepur një foto me Zidanin. Vetë lojtari shqiptat e ka shpërndarë foton në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka shkruar: “Legjenda Zidan”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/