Turet e dyta kualifikuese të garave të UEFA-s do të nisin javën e ardhshme. Ekipet shqiptare do të jenë të pakët në fushë, por jo arbitrat shqiptarë. Do të jenë 5 trupa arbitrash nga Shqipëria dhe Kosova që do të ndajnë drejtësinë në turin e dytë të garave të UEFA-s. Eldorian Hamiti do të ketë mundësinë të gjykojë përballjen mes Ludogoretsit dhe Dinamos së Minskut në Champions League.
Ndërkohë, pjesa tjetër e arbitrave shqiptarë do të kryejnë detyrën ne turin e dytë kualifikues të Conference League-s. Mervan Bejtullahut i është besuar sfida mes Banik Ostravës dhe Urartusë, ndërsa Florian Latës përballja Sumkajit-Fehervar. Gjithashtu në krye të detyrës do të jenë edhe Visar Kastrati në Cyrih-Shellbërn, si dhe Gaz Nuza në përballjen mes Slaskut dhe Rigës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Champions League turi i dytë
20:00 Ludogorets – Dinamo Minsk
Eldorjan Hamiti ALB
Ilir Tartaraj ALB
Emigers Gançi AL
Erjon Bastari
Conference League, turi i dytë
Arbnor Bullatovci KOS
Lumturije Muhadri KOS
18:00 Sumkajit-Fehervar
Florian Lata ALB
Xhulio Mani ALB
Rejdi Zaimi ALB
Kreshnik Cjapi ALB
19:00 Cyrih-Shellbërn
Visar Kastrati KOS
Besnik Morina KOS
Granit Hyseni KOS
Valon Bajgora KOS
20:30 Slask-Riga
Genc Nuza KOS
Fatlum Berisha KOS
Bujar Selimaj KOS
Dardan Çaka KOS