Kur mendon se ke parë gjithçka në futboll, shfaqet një video e penalltisë së dhënë në ndeshjen e ligës braziliane mes Flamengos dhe Criciuma, të përfunduar 2-1.
Flamengo priti Cricium të shtunën mbrëma dhe pesë minuta para përfundimit u akordua një penallti. Megjithatë, bota tani po zhurmon për mënyrën se si ndodhi dhe është me të vërtetë një nga penalltitë më të çuditshme në historinë e futbollit.
Futbollisti vendas po i afrohej portës dhe shënimit të golit, ndërsa lojtari kundërshtar sheh se në zonën e tij kishte edhe një top tjetër, përveç atij që po shkonte drejt portës së tij. Për këtë arsye futbollisti i Cricum ka goditur topin e dytë që ka arritur të devijojë topin me të cilin po zhvillohej aksioni i lojtarit të Flamengos. Një situatë komike dhe arbitri nuk e mendon dy herë penalltinë. /Sport Ekspres/
? We have NEVER seen this happen before!
Flamengo were awarded a last minute penalty tonight after the Criciúma player kicks a second ball that was on the pitch at the current match ball the attacker is using.
New rule unlocked. ?pic.twitter.com/CnxLlFqA7A
— The Sportsman (@TheSportsman) July 20, 2024