Aro Muriç ka hedhur një hap të ri në karrierën e tij. Portieri shqiptar ka firmosur për 4 vite me Ipswich, që ndodhet në Premier League.
Kontrata e gjatë tregon saktësisht besimin që kanë anglezët te Muriç. Ky portier ka qenë pjesë e Man City, ka punuar me Guardiolën, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Burnley. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/