Silvinjo do të jetë pjesë e Shqipërisë deri në dhjetorin e 2025. Firma është hedhur mbi kontratën e re, me trajnerin që do të kërkojë arritjen në Botëror. Së fundmi është kreu i FSHF, Armand Duka, i cili shkruan në lidhje me këtë rinovim.
“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.
Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.
Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.
Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim.”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/