Struga ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme. Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë mposhtur Pjunikun e Jerevanit me rezultatin 2-1. Goli i parë u shënua nga Ibrahimi, i cili në minutën e 7 realizoi me sukses nga pika e bardhë e penalltisë.
Po në të njëjtën mënyrë barazuan edhe armenët në minutën e 22-të. Vijela u tregua i saktë nga 11 metrat dhe barazoi përkohësisht rezultatin. Fitorja për Strugën erdhi në minutën e 73-të, kur Spirovski i dërgoi shifrat në 2-1. Struga fiton kështu ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në javën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/