Trajneri i ekipit bullgar, Botevit, ka dhënë së fundmi një deklaratë të fortë. Botevi do të përballet në ndeshjen e kthimit në Europa League kundër Panathinaikosit, pasi përballjen e parë e humbi në shifrat 2-1. Ndërkohë trajneri boshnjak i Botevit, Kërkez, ka treguar një incident të ndodhur dhe ka dhënë një deklaratë që ka shkaktuar shumë jehonë sa i përket bullgarëve dhe serbëve.
“Kur luajtëm një ndeshje kundër Panathinaikosit, e dashura e njëri prej lojtarëve të mi po shëtiste qenin dhe dikush nga restoranti i hodhi një domate. Është turp të ndodhi në Plovdiv. Pse? Sepse ai lojtari kishte bërë një gabim gjatë ndeshjes. Unë refuzoj ta pranoj këtë. Ndoshta ky person ka qenë i dehur, por disa nga njerëzit që kritikojnë duhet të dinë se çfarë po ndodh.
Ndoshta nesër e qëllojnë me një objekt më të fortë. Mund t’i ndodh kujtdo, gruas time. Tifozët e Botevit nuk do ta bënin këtë, ndoshta ka qenë tifoz i një ekipi tjetër, nuk e di, nuk mund ta besoj se diçka e tillë ndodh në Plovdiv. Unë do të qëndroj gjithmonë pranë lojtarëve të mi, por gjëra të itlla nuk duhet të ndodhin, që të merreni me gruan e një lojtari se ka gabuar gjatë një ndeshje. Turp. Kjo ndodh vetëm në Ballkan, në Bullgari dhe në Serbi, vetëm ne vendet tona. Ne jemi fshatarë, të gjithë ne, edhe serbët edhe bullgarët. Duam të shkojmë në Europë, por si mund të shkojmë ne në Europë?”, tha Kerkez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/