Luis Hasa është duke zhvilluar fazën përgatitore me Juventusin në Gjermani. Lojtari shqiptar po kryen provën në sytë e trajnerit të ri, Tiago Motës. Mesfushori 20-vjeçar shihet si një element me mjaft perspektivë nga drejtuesit e “zonjës së vjetër”, të cilët duan ta kenë pjesë të organikës së tyre, por nga ana tjetër nuk e përjashtojnë mundësinë e transferimit të përkohshëm të tij në një tjetër skuadër.
Nikolo Shira ka raportuar se pas Luis Hasës vazhdon të mbetet e interesuar Palermo. Skuadra siçiliane ka gati formulën e transferimit. Palermo synon huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit. Një lëvizje që do të ndihmonte edhe vetë Hasën, i cili do të kishte kështu minutazhin e nevojshëm në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/