Lojtarët e Liverpoolit mundën 2-1 Arsenalin në një miqësore mbrëmjen e djeshme dhe në qendër të vëmendjes ishte një taktikë interesante e përdorur nga lojtarët e Reds gjatë goditjes nga këndi. Liverpool mori një goditje nga këndi në minutën e 30-të dhe më pas të gjithë në stadium shikonin të habitur se çfarë po bënin lojtarët e klubit anglez.
Fillimisht ata u grupuan 16 metra larg portës së Arsenalit, madje edhe futbollistët e klubit londinez dukeshin të hutuar se çfarë po përpiqeshin të bënin kundërshtarët e tyre. Kur Tsimikas krosoi, lojtarët e Liverpool-it nisën të vrapojnë drejt zonës së Arsenalit, por në fund nuk pati asgjë domethënëse, pasi njëri prej lojtarëve të Reds bëri një faull ndaj portierit.
Ishte Slott ai që vendosi të provonte një taktikë të re kur bëhet fjalë për goditje nga këndi, dhe tifozët e Liverpool janë të ndarë kur bëhet fjalë për këtë rast, disa janë të emocionuar për ndryshimet e reja që po tentohen dhe të tjerë e quajnë si një përpjekje të dëshpëruar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
This video of Arne Slot’s corner tactics during today’s game against @Arsenal is going around and I’m actually into this ???pic.twitter.com/AOMrpyfZ0z
— LFC Transfer Room (@LFCTransferRoom) August 1, 2024