Partizani është eliminuar nga Conference League nga Iberia. Në ndeshjen e parë në transfertë, të kuqtë humbën në shifrat 2-0. Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e kthimit, nuk u arrit më shumë se barazimi 0-0. Kështu Iberia ka kaluar më tej në turin e tretë të Conference League dhe ekipi shqiptar u eliminua. Media gjeorgjiane, “Lelo”, nuk ka ngurruar që ta quajë këtë kualifikim si më të bukurin e këtij sezoni në Europë sa i përket ekipeve gjeorgjiane, pasi sipas tyre, kualifikimi nuk u vendos kurrë në rrezik.
“Iberia kapërceu bindshëm Partizanin. Mund të themi me siguri se Ibera luajti ndeshjen me pragmatiste dhe spektakolare të klubeve gjeorgjiane në Europë, pa përmendur rezultatin. Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, prisnim një ndeshje të vështirë në Shqipëri. Partizani luajti ashpër, luftoi, por nuk dha rezultat. Iberia kishte siguri dhe barazoi 0-0, që është mjaft e pranueshme. Ivberia nuk i dha asgjë kundërshtarit, teksa te rivali kishte disa goditje të dëshpëruara dhe paqartësi në sulm. Në pjesën e parë, Partizani vetëm njëherë rrezikoi në portën tonë, ndërsa Iberia mund të kishte gjetur golin në fundin e pjesës së parë”, shkruan media gjeorgjiane. /Sport Ekspres/