Në mbrëmjen e sotme është hapur sezoni i ri në kampionatin kroat. Dinamo e Zagrebit po kryeson 2-0 ndaj Istrës, ndërsa goli i parë ka ardhur nga Arbër Hoxha.
Sulmuesi që shkëlqeu në Europian i ka marrë vendin Pjacës, që erdhi me bujë te Zagrebi, duke e spostuar në krahun e djathtë.
Pikërisht ky ishte kombinimi që solli golin, Pjaca nga e djathta që kroson dhe Hoxha që shënon me kokë. Ky ishte goli i parë jo vetëm i Dinamo Zagreb, por goli i parë i ardhur në kampionatin kroat për këtë sezon. /Sport Ekspres/