Marash Kumbulla e tregon gjithmonë me krenari origjinën e tij. Mbrojtësi shqiptar e ka bërë shqiponjën në ndeshje dhe pas një trofeu të fituar.
Por këtë herë Marashi ka treguar shqiponjën edhe në stërvitje te Roma. Pasi ka fituar një ndeshje ku ekipi është ndarë në dy grupe, Kumbulla nuk ka ngurruar që të festojë në mënyrën e tij. /Sport Ekspres/