Partizani ka vendosur që ta mbyll bashkëpunimin me Orges Shehin. Një histori “e bujshme” thuajse si ajo me Ilir Dajën, teksa të kuqtë pritën shumë gjatë për të pasur mundësinë që të punonin me këtë trajner. Por në fund jo vetëm që rezultatet nuk erdhën, por edhe bashkëpunimi zgjati shumë pak.
“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani dëshiron të fale?nderoj Orges Shehin pe?r kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shume? suksese ne? te? ardhmen. Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik”, shkruhet në reagimin zyrtar të klubit.
Ndërkohë, tifozët janë të ndarë në reagimet e tyre. Disa mbështesin Shehin dhe nuk e kuptojnë vendimin e klubit, të tjerë duartrokasin këtë vendim, ndërsa ekziston edhe një grup tjetër i tifozëve të Partizanit që janë pesimist për të ardhmen, duke mos e marrë shumë në konsideratë largimin e Shehit nëse ishte gjëja e drejtë apo e gabuar që duhej bërë. /Sport Ekspres/