Leverkuseni ishte befasia e madhe e sezonit të kaluar. Kjo skuadër mbylli dominimin e gjatë të Bayern Munchen, që nuk kishte gabuar në vitet e fundit sa i përket fitimit të kampionatit. Por këtë herë është Musiala që paralajmëron se historia nuk do të përsëritet.
“Ne jemi shumë të motivuar. Sezonin e kaluar nuk e fituam dot titullin, por nuk duam ta përsërisim prapë atë përvojë. Të gjithë këto janë fitues, por nëse nuk japim 100% gjatë gjithë sezonit, nuk do t’i arrijmë qëllimet tona. Nuk duhet të shohim shtëpinë e njerëzve të tjerë, por të tonën. Duhet ë shohim veten dhe kur të vijë Leverkuseni, të jemi në nivelin e mirë”, tha Musiala. /Sport Ekspres/