Beshiktashi ka arritur të fitojë Superkupën e Turqisë ndaj Galatasarait. Në atë përballje Milot Rashica luajti titullar, ndërsa Ernest Muçi e nisi nga stoli.
Menjëherë pas takimit, Rashica dhe Muçi festuan së bashku me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë. Nga ana tjetër, e dashura e Muçit mbante në krahë djalin e Rashicës dhe pozuan së bashku duke bërë shënjën e 5 me duar, që i referohet fitores 0-5 ndaj Galatasarait. /Sport Ekspres/