Dynamo Kyiv dhe Rangers do të luajnë sonte në Arena Lubin të Polonisë ndeshjen e javës së parë të turit të tretë kualifikueset të Champions League. Mirëpo, ndeshja e futbollit mes Dynamos dhe Rangers ka rënë në plan të dytë për shkak të skandalit të ndodhur mbrëmë në Lubin dhe në qendër të vëmendjes janë arbitrat nga Polonia.
Mediat polake bënë të ditur se Bartosz Frankoëski dhe Tomasz Musial janë në qendër të skandalit sepse u arrestuan mbrëmë për vjedhje të sinjalistikave rrugore. Frankoëski dhe Musial duhej të ishin në dhomën e VAR sonte në ndeshjen mes Dynamo dhe Rangers, por për shkak të skandali që ndodhi në Lubin, tashmë është fare e qartë se sonte në Champions League ata nuk do të jenë pjesë. Të dy arbitrat ishin në gjendje të duhur dhe vodhën sinjalistikat rrugore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/