Atletiko e Madridit po tregohet e papërmbajtshme në merkato. Klubi spanjoll, pasi arriti marrëveshjen me Julian Alvarezin për të zënë vendin e Moratës në sulm, kanë siguruar “po”-në e një tjetër lojtari të Ligës Premier.
Fabricio Romano konfirmon se Konor Gallageri ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij te Atletikoja. Mesfushori i Kombëtares angleze do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, ndërsa Çelsi do të përfitojë plot 42 milionë pundë. Vizitat mjekësore do të kryhen ditën e nesërme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/