Trajneri i Chelsea, Maresca, duket se ka vendosur që të mbyll përfundimisht derën e Armando Brojës te londinezët. Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua në miqësoren e fundit kundër Man City, ndërsa në mbrëmjen e sotme ndaj Real Madrid, Broja nuk gjendet as në stol.
Sipas të gjitha gjasave, futbollisti shqiptar është në tratativa për të nënshkruar me një tjetër skuadër këtë verë dhe e ardhmja e tij duket larg Chelsea. Mbetet të shihet se cili do të jetë ekipi i ri i Brojës. /Sport Ekspres/
Your Chelsea side to face Real Madrid. ?#BluesInTheUSA pic.twitter.com/8Yy1K0NJui
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 6, 2024