“Gjimshiti u lëkund nga oferta e Katarit”, trajneri i Atalantës: Duhet ta kuptojmë…

Trajneri i Atalantës, Gasperini, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për situatën e ekipit të tij dhe lojtarëve. Tekniku i ekipit nga Bergamo është ndalur edhe te rasti Gjimshiti, që u tundua nga oferta e Katarit, por në fund refuzoi ofertën tre herë më të lartë për Atalantën.

“Gjimshiti i tha JO Katarit? Po, edhe Gjimshiti u lëkund sepse është normale, dikush tërhiqet nga oferta të caktuara. Ajo që nuk duhet të ndodh me ne është shembulli i Napolit, bëri një sezon brilant, fitoi Skudeton 20 pikë para të tjerëve dhe vitin tjetër nuk shkoi as në Europë”, tha Gasperini. /Sport Ekspres/