Në të kundërt nga dy vitet e shkuara, këtë herë ecuria e Ballkanit në garat e UEFA-s ka pasur ulje-ngritjet e veta. Skuadra e Ilir Dajës ka hedhur një tjetër hap fals në Europë. Megjithëse sezonin e shkuar ekipi nga Theranda e eliminoi Larnen vitin e shkuar me një rezultat të thellë 7-1, por këtë herë situata ka ndryshuar.
Ballkani është dorëzuar në ndeshjen e luajtur në shtëpi po kundër Larnes. Këta te fundit fituan 1-0 falë golit të shënuar nga Donnelly në minutë e 89 të takimit. Kampionët e Kosovës kanë vënë në rrezik edhe kalimin në “play off” të Ligës së Konferencës, pasi tashmë u nevojitet vetëm fitorja në Irlandë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/