Një lajm i papritur nga mbërritur nga kampi i Tiranës. Tefik Osmani ka zyrtarizuar sot largimin e tij nga roli i drejtorit sportiv në klub. Ish-lojtari korçar ka njoftuar përmes një “story” në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” largimin nga Tirana. Osmani është shprehur se ndihet krenar që ka shkruajtur emrin e tij në historinë e një klubi të madh si ai i Tiranës.
“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë tre viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo çast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, ka komunikuar Tefik Osmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/