Deri pak orë më parë lojtarët e Deçiçit ishin duke përjetuar një ëndërr. Pas titullit të parë kampion, skuadra shqiptare e Malit të Zi mbërriti deri në turin e 3-të të Ligës së Konferencës. Por fatkeqësisht, tashmë erdhi koha për t’u zgjuar, teksa ëndrra për një vend në fazën e grupeve ështtë shuar sot.
Puleio zhbllokoi rezultatin në minutën e 27, por Plange barazoi sërish shifrat vetëm dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë. Megjithatë, Deçiçi këmbënguli deri në minutën e fundit dhe u shpërblye. Në minutën e 95 Masoviçi e ndali topin në rrjetë dhe bëri që ndeshja të shkonte në shtesa. Megjithatë 30 minutat nuk mjaftuan për përcaktimin e fituesit, prandaj u nevojit gjuajtja e 11 metërshave. Por Deçiçin e braktisi fati në goditjen e penalltive. Stijepoviçi, Camaj dhe Dreshaj nuk arritën të shënonin dot, çka bëri që ekipi nga Tuzi të eliminohej nga Helsinki./Halit Delibashi-Sport Ekspres/