VIDEO/ Keidi Bare debuton me asist te ekipi i ri, Zaragoza mposht me festival golash kundër skuadrës së rënë nga La Liga

Real Zaragoza e ka nisur furishëm sezonin e ri. Klubi aragonez ka mposhtur me festival golash Kadizin, ekip që sezonin e shkuar ishte pjesë e La Ligës. Titullar në këtë përballje ishte edhe Keidi Bare, i cili regjistroi debutimin e tij me skuadrën e re.

Mesfushori shqiptar ka debutuar me asist te Zaragoza, pasi në minutën e 84-t dha pasimin për gol për Aketxe-n. Ky i ishte goli i tretë i takimit, teksa më herët Soberioni kishte shënuar dy herë në portën e Kadizit, përkatësisht në minutën e 14 dhe 43-të.  Ndërkohë Markos Luna vulosi shifrat përfundimtare në 0-4 me golin e shënuar në minutën e 91-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/