Rafael Leao ishte emri i përfolur në ditët e fundit në mediat europiane, sa i përket një kalimi të mundshëm te Barcelona. Ky lojtar i njohur për aftësitë e tij brilante ka tërhequr vëmendjen e gjigandëve të La Liga. Megjithatë te Milani kanë treguar krenari duke mos u tunduar nga asnjë ofertë e spanjollëve.
CEO i Milanit, Giorgio Furlani, ka qetësuar tifozët kuqezi teksa ka thënë se Leao nuk do të largohet. “Rafa Leao nuk do të largohet nga Milani këtë verë. Të largohet te Barcelona? Nuk ka asnjë shans, nuk do iki nga Milani, 100%. As vetë Leao nuk do të na pyes për t’u larguar. Besoj se isha i qartë apo jo?”, tha Furlani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/