Do të ishte një çmenduri! Mediat pranë Real Madrid: Pep Guardiola është gati të shkëmbejë Halandin me Rodrygo

Erling Haaland mbërriti në Manchester City dy vite më parë. Ai ka thyer rekorde të shumta, ka fituar gjithçka që mundi, kështu që shumë besojnë se norvegjezi mund të largohet verën e ardhshme. Real Madridi është një skuadër me të cilin norvegjezi është lidhur prej kohësh. Mbretërit kishin një interes serioz për të kur ai po vendoste për një klub të ri, por në fund vendosi të nënshkruajë për Cityn.

Megjithatë, dëshira e quajtur Real Madrid ekziston ende. Verën e ardhshme, ne mund të dëshmojmë një shkëmbim spektakolar lojtarësh. Mediat spanjolle pranë Realit pretendojnë se Haaland mund të mbërrijë në Bernabeu në këmbim të Rodrygo.

“Florentino Perez solli Kylian Mbappe këtë sezon dhe tani po fokusohet te sulmuesi norvegjez. Edhe Pep Guardiola është gati të bashkëpunojë në këtë biznes. Guardiola konfirmoi në bisedimet private me drejtuesit e Cityt se ai nuk do të kishte asgjë kundër norvegjezit që të shkëmbehej me Rodrygo Goes.

Pep nuk e ka parë kurrë Haaland si të pazëvendësueshëm, dhe e sheh brazilianin si një top lojtar që do të përshtatej në mënyrë fenomenale në stilin e tij të lojës, veçanërisht për faktin se ai mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese”, shkruajnë mediat pranë Realit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/