VIDEO/ Milani dështon në javën e dytë të Serisë A, e mund Parma e sapo ngjitur në elitë

Milani e ka nisur në mënyrë negative sezonin e ri në Serinë A. Pas barazimit me Torinon një javë më parë, kuqezinjtë kanë dështuar sërish për të marrë fitoren e parë në drejtimin e Fonseca-s. “Djajtë” janë mposhtur nga Parma me shifrat 2-1.

Ekipi i porsangjitur në Serinë A gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të të takimit me anë të Man-it. Milani u kundërpërgjigj në minutën e 66 me Pulisic-in, por goli i tij nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga kjo transfertë. Vetëm 11 minuta në vonë Cancellieri i dha fitoren Parmës. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo kundër Lacios më 31 gusht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/