Mbrëmje e pafat për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi shqiptar ka shënuar autogol në përballjen e sotme kundër Interit. Topi i goditur nga lojtari i zikaltërve devijohet nga këmba e Gjimshitit, për t’u ndalur më pas në cepin e poshtëm të portës së Atalantës.
Ky autogol që në minutën e tretë të takimit nuk është pritur mirë nga kapiteni i Kombëtares shqiptare. Ky i fundit ka shfryrë nervat e tij, duke goditur tokën si një mënyrë për të treguar mërzinë tij. Ndeshja është ende duke u luajtu dhe ka ende shumë minuta për të ndryshuar gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? GOAL | Inter 1-0 Atalanta | Djimsiti (OG) pic.twitter.com/xYYzlU8T18
— HOUSE OF GOALS ??? (@EurooEuro) August 30, 2024