LAJM I FUNDIT/ Silvinjo plotëson dëshirën e tifozëve, Arbër Hoxha do të luajë nga minuta e parë kundër Gjeorgjisë

LAJM I FUNDIT/ Silvinjo plotëson dëshirën e tifozëve, Arbër Hoxha do të luajë nga minuta e parë kundër Gjeorgjisë

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Ukrainës, sot kuqezinjtë presin në “Air Albania” Gjeorgjinë. Një ndeshje e vështirë për Kombëtaren shqiptare, teksa gjeorgjianët kanë treguar një rritje cilësore së fundmi.

Silvinjo ka përzgjedhur 11 titullarët me të cilët do të provojë të marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Trajneri brazilian ka plotësuar më në fund dëshirën e shumë tifozëve, duke hedhur nga minuta e parë Arbër Hoxhën në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë me atë që u përdor kundër Ukrainës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/