Kalimi fantastik i mesfushorit premtues të Shqipërisë, Adrion Pajaziti futet titullar që në ndeshjen e parë kundër Rijekës

Adrion Pajaziti ka bërë një kalim të mirë në merkaton e verës. Mesfushori premtues i Shpresave la të rinjtë e Fulham dhe ka kaluar në futbollin burrëror, teksa iu bashkua Goricës. Ky transferim është bërë nga ana e Pajazitit për të siguruar sa më shumë minuta.

Dhe kështu ndodhi, teksa që në ndeshjen e parë, Adrioni do të luajë titullar. Në formacionin zyrtar, Pajaziti gjendet aty, teksa Gorica do të përballet kundër Rijekës, në një ndeshje me koeficent të lartë vështirësie. Kjo tregon se Adrioni do të ketë një vend të rëndësishëm në skuadrën që ndodhet në elitën e futbollit kroat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/