“SHBA mund të fitojë Botërorin e radhës”! U zyrtarizua si trajneri i Kombëtares, Mauricio Pochettino me deklaratën që nuk e beson as vetë

Mauricio Pochettino së fundmi është bërë trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa tani ka bërë një deklaratë që ndoshta nuk e beson vetë. Trajneri argjentinas ka mbërritur në pankinën e kombëtares amerikane me shumë ambicie.

Ai beson se kombëtarja e tij duhet të sulmojë për titullin e kampionit të botës pas dy vitesh në shtëpi.” Ne duhet të besojmë se mund të fitojmë, jo ndeshjen, por të fitojmë Kupën e Botës. Duam që lojtarët të dalin përpara fushë nga dita e parë me ambicie të mëdha”, tha argjentinasi.

“Për mua besimi është një fjalë shumë e fuqishme. Mund të kesh talent, por gjithashtu duhet të besosh se gjithçka është e mundur. Nëse të gjithë gjejmë një mënyrë për të besuar, mund ta arrijmë”, shton ai.

“Shumë mendojnë se nuk kemi kohë, por mendoj se është e mundur. Besoj se kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për të fituar. Nuk mund ta përdorim këtë si justifikim”, tha trajneri i ri i SHBA. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/