Deklarata e fortë e trajnerit në Turqi për lojtarin shqiptar: Beshiktashi luajti me 10 lojtarë se hyri Ernest Muçi në fushë…

Ernest Muci është duke kaluar një moment të vështirë jo vetëm në Kombëtare, por edhe te Beshiktashi. Sikur të mos i mjaftonte konkurrenca e fortë dhe mungesa e besimit nga ana e trajnerit, në kohët e fundit janë shtuar zërat kundër lojtarit shqiptar. Ndoshta jo aq e papritur duke ditur vlerën e madhe që Beshiktashi pagoi te Legia dhe presionin që ka për të parë më të mirën nga Muci.

Në ditën e djeshme, Beshiktashi luajti në transfertë ndaj Trabzonsporit dhe barazoi 1-1. Në minutën e 17 të takimit, futbollisti i Trabzonspor do të ndëshkohej me karton të kuq, ndërsa në minutën e 67, Muci do të hynte në fushë. Ndërkohë trajneri në Turqi, Onder Ozen, që ka qenë edhe drejtor sportiv te Beshiktashi më parë, ka bërë një deklaratë dhe ironi të fortë për performancën e Mucit.

“Beshiktashi luajti për 50 minuta me një lojtar më shumë. Cfarë dua të them me 50 minuta? Sepse kur hyri Ernest Muci në fushë, ndeshja u kthye 10 kundër 10”, tha Ozen. /Sport Ekspres/