VIDEO/ Rodrigo ia bën si lojë fëmijësh, Mbape shënon golin e parë në Champions me fanellën e Realit të Madridit

Kilian Mbape është vënë nën një trysni të madhe kohët e fundit. Pritshmëritë rreth tij janë të larta, por sulmuesi francez ende nuk po arrin të ketë një vazhdimësi golash me fanellën e Realit të Madridit. Megjithatë, ish-lojtari i PSG-së mund të jetë më të i qetë pas ndeshjes së sotmë kundër Salcburgut.

Mbape ka shënuar golin e parë me fanellën e Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve. Rodrigo mori një pasim të bukur në krahë dhe pasi përparoi deri në zonën e rreptësisë vendosi të tregohej altruist. Braziliani ia bëri golin si një lojë fëmijësh Mbapesë, teksa asisti i tij e nxorri francezin përballë portës së boshatisur. Prej aty, sulmuesi i Realit nuk e pati aspak të vështirë ta shtynte topin drejt rrjetës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/