Debutim ëndrrash për Qazim Laçin. Mesfushori shqiptar e ka nisur Champions League-n me gol. Sparta e Pragës ka fituar me shifrat 3-0 kundër Salcburgut. Kairineni tundi rrjetën që në minutën e 2-të të takimit, ndërsa 40 minuta më vonë ishte Olatunji ai që shënoi golin e dytë për çekët.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Qazim Laçi, i cili e çoi topin në rrjetë në minutën e 58. I gjendur me topin në zonën kundërshtare, mesfushori i Kombëtares kuqezi shmangu portierin dhe dy prej lojtarëve kundërshtarë me një lëvizje të tijën, për ta pasur më pas të gjithë portën të zbrazët. Një veprim që mahniti edhe komentatorin spanjoll të “Movistar”-it, I cili nuk i përmbajti thirrjet e habisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/