VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në këtë sezon të ri futbollistik. Pas golit të parë të shënuar një javë më parë, futbollisti shqiptar ka tundur sërish rrjetën në Spanjë. Lojtari nga Berati është gjendur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur në zonë për të shtyrë topin përtej vijës fatale.

Goli i shënuar prej tij në minutën e 77 i dha sërish epërsinë Granadës. Skuadra bardhekuqe është duke udhëhequr me rezultatin 2-1 kundër Malagës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/