Sot do të luhet derbi i kryeqytetit në Superiore, që vendos në përballje Partizanin dhe Tiranën. Për shumëkënd, kjo ndeshje quhet vitrina e kampionatit shqiptar, teksa nuk janë të paktat rastet që ka marrë edhe jehonën e mediave europiane. Padyshim që bukurinë kryesore kësaj përballje ia kanë dhënë tifozët, madje në vitet e fundit, kanë qenë bukuria e vetme.
Ndeshja nuk ka arritur në nivelin e lartë për të qenë tërheqëse, por tifozët kanë marrë gjithmonë notën maksimale. Para këtij takimi, Neësport ka zbuluar se deri tani janë 10000 bileta. Sigurisht që numri do të vazhdojë të rritet pasi të shumtë janë tifozët që zgjedhin t’i blejnë biletat në orët e fundit të takimit. Një numër shumë i kënaqshëm ky teksa kjo ndeshje është e vetmja që nga Superiorja të kujton interesin për Kombëtaren. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/