“Ka diferencë të madhe”! Ka luajtur me Ronaldon te Reali dhe Mesin te Argjentina, Di Maria tregon kush është më i miri në botë: Shikoni Topin e Artë

Edhe pse nuk janë më në skenën më të madhe të futbollit, debati nëse Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo janë më të mirët nuk do të përfundojë kurrë. Këtë herë Angel Di Marias i është bërë e njëjta pyetje pasi ka pasur mundësi të luajë me të dy dhe për të nuk ka pasur asnjë dyshim se kush është më i mirë.

Di Maria ka luajtur me Ronaldon për disa sezone në Real Madrid dhe me mjaft sukses, dhe sigurisht me Messin ka qenë mbështetja kryesore e kombëtares së Argjentinës prej vitesh.

Futbollisti i Benfica-s nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes për Messin dhe Ronaldon në intervistën e mëparshme dhe ka vendosur të thotë se për të nuk ka asnjë dilemë në atë debat dhe se preferon bashkëkombasin e tij.

“Në fund të ditës, lojtari më i mirë është ai me më shumë Topa të Artë, dhe Leo ka tetë. Sa për mua, mendoj se ka një hendek të caktuar mes të dyve dhe se Messi është përpara Ronaldo”, ka thënë Di Maria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/