Milani humbet finalen e Champions League, UEFA merr vendimin për përjashtimin zyrtar

Në Milano ishte projektuar të mbahej finalja e Champions League në 2027. Megjithatë UEFA ka vendosur të ndryshojë vendimin e saj. Duke qenë se Bashkia e Milanos nuk ishte në gjendje të garantonte se stadiumi San Siro dhe zonat përreth nuk do të prekeshin nga rinovimet, u mendua se finalja nuk ishte e përshtatshme të zhvillohej në këtë stadium.

Mungesa e sigurisë ka bërë UEFA-n të mendojë një tjetër vend të përshtatshëm për të zhvilluar finalen e kompeticionit më të rëndësishëm. Sipas mediave italiane flitet që kjo finale mund të zhvillohet në stadiumin Olimpik të Romës, por ende nuk ka asgjë zyrtare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/