Alen Sherri ka debutuar sot me fanellën e titullarit për skuadrën e Kaljarit. Portieri shqiptar është përzgjedhur për të qendruar mes shtyllave në përballjen e sotme kundën Kremonezes në Kupën e Italisë. Ish-gardiani i Egnatias e ka mbajtur rrjetën të paprekur, duke ndihmuar skuadrën të kalojë me sukses turin.
Kaljari ka fituar me rezultatin minimal 1-0, teksa ndeshja u vendos nga goli i Lapadulës në minutën e 60. Kundërshtari i radhës për skuadrën nga Sardenja në Kupën e Italisë do të jetë Juventusi i Tiago Motës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/