Në ndeshjen kundër Alavesh, lojtarët e Real Madrid morën tre kartonë të verdhë për shkak protestash. Valverde, Vinicius dhe Modriç u ndëshkuan për kundërshtim të arbitrit. Por nëse për dy të parët gjithçka është e kuptueshme, për Modriç është një tjetër histori.
Kroati ka shiritin e kapitenit në krahë dhe atij i lejohet që t’i kërkojë llogari arbitrit për vendimet e marra. Por Alejandro Muniz nuk ngurroi dhe i tregoi kartonin e verdhë.
Tifozët e Real Madrid nuk e kanë besuar dot arsyen që është shënuar në raport sa i përket ndëshkimit të Modriç. “Modriç mori karton për vëzhgime teknike dhe komentim të vendimeve të mia”, ka shkruar arbitri. E gjitha kjo ka çuditur edhe Ancelotin që u shpreh: “Modriç është kapiten, ka të drejtë të flasë me arbitrin. Përgjigjen e ka vetëm arbitri”, tha Anceloti, ndërsa tifozët madrilen mendojnë se po dëmtohen nga gjyqtarët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/