Mario Mitaj ka bërë më në fund debutimin e tij me Al Ittihad. Të gjithë u shqetësuan kur panë se në dy ndeshje radhazi që pas transferimit të tij të bujshëm në Arabinë Saudite, Mitaj nuk gjendej as në stol. Në këtë skuadër luajnë shumë yje të Europës si Benzema, Kante, Fabinho dhe emra të tjerë të njohur.
Por Mitaj luajti nga minuta e parë kundër Al Ain në Kupë, në ndeshjen e fituar 3-0. Një performancë e klasit botëror nga Mitaj që nisi me driblimet duke dhuruar spektakël dhe madje iu afrua golit në një moment duke goditur në perfeksion nga distanca, por portieri kundërshtar i prishi magjinë e bukur. 70 minuta fantastike me mbrojtësin shqiptar që tregoi se nuk kërkon kohë pëe ambientim.
Sa i përket shifrave, flasin dukshëm për Mitajn. Nga 45 pasime të dhëna, 43 ishin të sakta dhe vetëm dy të gabuara me përqindjen e suksesit 96%. Topat e gjatë kishin 100% sukses ku nga 3 tentativa të 3 përfunduan saktësisht te shokët e ekipit dhe driblimet ishin po aq të sakta, 3/3.
Gjithashtu duhet permendur fakti se Mitaj luajti si mesfushor te Al Itthad dhe jo si mbrojtës krahu. Pra nje alternativ e re per Silvinjon që nëse arrin të marrë Anthony Cacin te Shqipëria, mund ta përdor këtë të fundit si mbrojtës të majtë dhe ti jap më shumë hapësirë Mitajt për të shpalosur të gjithë potencialin e tij përpara dhe të mos kufizohet në mbrojtje. Një formulë e tillë duket më e sukseshme në teori por mbetet të shihet sesi do të rezultoje në praktikë dhe mbi të gjitha nëse Silvinjo do ta zbatojë këtë rol të ri të Mitaj te Shqipëria. /Sport Ekspres/